Lajme

Vuçiqi takohet me Lajçakun, flasin për dialogun

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur në takim përfaqësuesin special të BE-së, për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Vuçiq, ka bërë të ditur se temë e takimit ka qenë dialogu Prishtinë-Beograd.

“Takim me Miroslav Lajcak, përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështjeve të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Vuçiq u takua me Lajçakun në një kohë kur tensionet mes Beogradit dhe Prishtinës u rritën sërish për shkak të mosmarrëveshjeve rreth targave.