Vuçiqi pritet ta “shantazhojë” Kurtin në takimin e tretë në Bruksel me 10 vende që do ta tërheqin njohen nga Kosova
Pasi ka dalë jashtë kontekstit në dy takimet e para me Albin Kurtin, Aleksandër Vuçiç, po përgatitet të bëjë atë që në fakt di më mirë se çdo gjë. Shantazhin dhe kërcënimin.
Siç bën të ditur ‘Politika’ e Beogradit, ministrja e Jashtme Serbe, po përgatit një të ashtuquajtur “paketë” me 10 vendet që do të tërheqin njohjen e Kosovës.
Asnjë informacion nuk bëhet i ditur për emrat e këtyre 10 vendeve, apo një indikacion se cilës pjesë gjeografike i përkasin.
Duket më shumë një bllof i nivelit të ulët, por që realisht ka gjasa që Beogradi të ketë bindur ndonjë vend që të ç’njohë Kosovën në këmbim të ndonjë shume parash, pasi bëhet fjalë për ndonjë vend të varfër afrikan.
Këtë e bën të ditur vetë, ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviç, i cili për ‘Politika’ thekson se
“Beogradi është zotuar të përmbahet nga fushata për ç’njohje, por nëse shkelen detyrimet në anën tjetër, ne e dimë se çfarë të bëjmë”.
E këtu, çetniku më i famshëm i Beograd Pride të LGBT-Serbia, thekson se nuk mund të bëjë publike nëse është i vërtetë lajmi për paketën e 10 vendeve. Duket se është një bllof i pastër, por që përbën një shantazh për Albin Kurtin, që në një farë mënyre ai të tërhiqet në takimin e tretë. Shtuar këtu edhe një kërcënim të radhës, duke kujtuar forcën ushtarake.
“Presidenti i Serbisë tha gjithashtu se askush nuk duhet të na e nënvlerësojë fuqinë dhe forcën, sepse ne bëjmë punën tonë, në heshtje dhe nuk flasim shumë. Ajo që është e qartë për të gjithë është se kur bihet dakord për diçka me Beogradin, ajo do të përmbushet se s’bën”, tha Selakoviç.
Gazeta ‘Politika’, thekson më tej jo pa siklet se dalja në difensivë e Beogradit në dy takimet me Kurtin, e kanë vënë në vështirësi Serbinë, e cila nuk ishte përgatitur për një ofensivë të Prishtinës, që ka rezultuar të shkaktojë një mungese argumentesh nga ana e Vuçiçit, i cili gjithsesi nuk ka pasur ndërmend të njohë Kosovën.
Ndërsa kryeministri i Kosovës, i ka bërë të ditur se nëse nuk e merr këtë hap, atëherë për Prishtinën nuk kanë arsye negociatat./Botasot/