Vuçiqi për Reutersin: Njohja e Kosovës s’është në agjendë
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë se shteti i tij është i gatshëm të bisedojë me Kosovën “pa afate” dhe “në mirëbesim”, por se njohja reciproke nuk është në agjendë.
“Jemi të gatshëm për bisedime por… s’ka flamur të bardhë”, i ka thënë ai në një intervistë Reutersit.
Sipas tij, dialogu është i mirëpritur nëse është dialog… gjatë të cilit mund të shihet çfarë është e mundur, për çfarë mund të ketë kompromis.
“Besojmë se është në interesin e Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare… që të flitet për qarkullimin e lirë të kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve”.
Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë u ndërprenë më 2018.
Presidenti serb gjatë kësaj interviste po ashtu ka thënë se shteti i tij do të ketë një çasje të balansuar kur janë në pyetje raportet me BE-në, Rusinë dhe Kinën.