Lajme

Vuçiqi e fton Kosovën të marrë pjesë në “Open Balkan”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në mënyrë indirekte ka ftuar Kosovën që të marrë pjesë në “Open Balkan”.

Vuçiqi në një intervistë për mediat tha se nuk vë bast me Vjosa Osmanin për nismën, por thekson se Kosova do të përfitonte shumë nëse do i bashkohet.

Ai pranoi se Serbia do të ketë përfitime absolute nga “Open Balkan”, por shtoi se edhe Shqipëria e Maqedonia e Veriut që kanë marrë pjesë gjithashtu do të kenë përfitime.

“Sigurisht, Serbia do të përfitojë nga nisma “Ballkani i Hapur”, por edhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, i gjithë rajoni. Dhe nuk ka dyshim që Prishtina nëse do dëshironte të merrte pjesë dhe ata gjithashtu do të kishin një përfitim të madh.

Nuk vë bast me Vjosa Osmanin por do kishte përfitime të mëdha,”- tha Vuçiç. Disa ditë më parë, Vjosa Osmani në një linjë me Albin Kurtin e konsideroi nismën si një ide të rrezikshme që vonon integrimin europian të rajonit./Kp