Vuçiq: Zgjedhjet parlamentare më 17 dhjetor, bashkarisht edhe ato lokale në 60-70 komuna
“Zgjedhjet më 17 dhjetor, i kemi dëgjuar të gjitha kërkesat e tyre”
Presidenti i Serbisë tha se zgjedhjet do të mbahen më 17 dhjetor me kërkesë të opozitës dhe shtoi se ua ka plotësuar kërkesën, kështu që do të kenë zgjedhjet parlamentare, ato të Beogradit dhe të Vojvodinës.
“Zgjedhjet e 17 dhjetorit, ia kemi plotësuar të gjitha kërkesat e tyre. Ata kërkuan Beogradin dhe zgjedhjet parlamentare dhe i morën, do të ketë edhe zgjedhje në Vojvodinë, gjithçka është në rregull, nëse fitojnë do ta marrin pushtetin”, tha. Vuçiq.
Ai tha se do të ketë edhe zgjedhje lokale në 60-70 komuna dhe se varet se ku do ti jaspin dorëheqjet dhe do të shkojnë në zgjedhje bashkë me zgjedhjet republikane dhe të tjera që siç pret ai do të thirren paralelisht.
Zgjedhjet duhet të shpallen deri më 2 nëntor-
Presidenti Vuçiq tha se zgjedhjet do t’i shpallë kur të kthehet nga Nju Jorku ku do të shkojë më 21 tetor dhe se do t’i shpallë deri më 2 nëntor.
“Pasi të kthehem nga Nju Jorku, dalëngadalë do të bëhem gati, do të mpreh stilolapsin dhe do t’i shpall zgjedhjet. Zgjedhjet duhet të shpallen deri më 2 nëntor”, tha presidenti, duke nënvizuar se më pas do të mbeten 65 ditë deri në mbajtjen e tyre.
Ai po ashtu tha për TV Prva se ka shumë punë dhe shumë udhëtime përpara.