Lajme

Vuçiq: Zgjedhjet në Beograd mbahen më 2 qershor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se zgjedhjet në Beograd do të mbahen më 2 qershor dhe se të gjitha zgjedhjet e tjera do të mbahen në përputhje me afatet ligjore dhe kushtetuese.


Duke iu drejtuar qytetarëve të dielën në mbrëmje, presidenti Vuçiq tha se seanca konstituive e Parlamentit, e cila ishte dashur të mbahej të hënën, do të shtyhet për shtatë ditë për të përmbushur afatet kushtetuese.

“Të mundohemi që para 1 prillit të shkojmë në Kuvend me qeverinë e re që të punojmë shumë”, tha Vuçiq.

Ai bëri të ditur se kryetarja e re e Kuvendit, Ana Brnabiq, do t’i shpallë zgjedhjet në Beograd më 2 ose 3 prill./preshevapress