Vuçiq: Vështirë se në të ardhmen do ta kemi ndonjë marrëveshje më të mirë
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka folur nga Uashingtoni edhe njëherë për marrëveshjen e arritur dje në Shtëpinë e Bardhë.
Në lidhje me të, Vuçiq ka thënë se e njëjta është marrëveshje shumë e mirë për Serbinë, dhe në interes edhe të palës kosovare.
“Jam mirënjohës popullit serb, ndjej që njerëzit ishin krenarë, jo sepse fituam, sepse nuk fituam, por as nuk humbëm, ne u respektuam”, tha Vuçiqi.
Ai tha se Fondacioni amerikan i Zhvillimit do të vijë vetëm në Serbi nga të gjitha shtetet e Ballkanit, dhe se kjo do të ndikojë për së miri në ekonominë e këtij shteti.
Në Kosovë ka pasur kritika të shumta, kryesishtë nga aktorë opozitarë lidhur me marrëveshjen e nënshkruar dje në Shtëpinë e Bardhë.
Pikat më problematike të kësaj marrëveshjeje sipas tyre janë Ujmani dhe Minishengeni.