Vuçiq: Unë jam president edhe i shqiptarëve në Serbi
Unë nuk jam president vetëm i serbëve, por president i Serbisë dhe të gjithë qytetarëve të saj, tha Aleksandar Vuçiq në kremtimin qendror të Ditës së Policisë, i cili po mbahet në Beograd.
- Unë jam president i serbëve, por edhe i hungarezëve, boshnjakëve, rumunëve, sllovakëve, bullgarëve, shqiptarëve, romëve dhe të gjithë qytetarëve që jetojnë në Serbi, tha Vuçiq.