Lajme

Partitë shqiptare bëhen bashk, garojnë së bashku në një listë në zgjedhje, në Mal të Zi

Partitë shqiptare në Tuz kanë arritur marrëveshjen për të dalë me një listë të vetme, për zgjedhjet lokale të 3 Marsit.

Siç mësojmë, në mbledhjen e mbajtur sonte është arritur marrëveshja dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve, i është
bashkuar Forumit Shqiptar, i cili përbëhet nga Alternativa Shqiptare dhe Lidhja Demokratike Shqiptare.

Ishte Alternativa Shqiptare ajo që inicoi unkimin e partive shqiptare, ku në të njëjtën kohë llouan negociatat me
LDSH dhe UDSH dhe i përmbyllën me sukses ku me shumë gjasa partitë shqiptare do të dalin të bashkuar me një
listë zgjedhore.