Lajme

Vuçiq: Tre policët u arrestuan përtej kufirit të Kosovës!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se asnjë ushtar dhe asnjë polic nga Serbia nuk ka hyrë përtej kufirit me Kosovën.

Ai tha se policia serbe arrestoi tre policë të Kosovës 1.8 kilometra larg kufirit.

“Këta njerëz nuk kanë çfarë të kërkojnë në zonën Tresava-Batnjik pa miratimin e KFOR-it, sidomos me tyta të gjata”, tha Vuçiq në Radio televizionin e Serbisë (RTS).

Vuçiq tha se Ushtria e Serbisë ishte 20 kilometra larg vendit të arrestimit.

Duke komentuar raportimet e mediave se Qeveria e Kosovës ka ndaluar importin e mallrave nga Serbia, Vuçiq tha se kjo tregon se “ju dëshironi t’i torturoni njerëzit në veri, t’i lini pa ilaçe dhe ushqime elementare”.

Mediat në Kosovë kanë raportuar se Kosova ka ndaluar importin e mallrave nga Serbia, ndonëse Qeveria ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë./REL