Lajme

Vuçiq “thurr lavdata”për Ramën: Ishte i drejtë me Serbinë në samitin e NATO-s

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thurrur lëvdata për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Këto lëvdata Vuçiq i bëri kur u pyet për iniciativën e Ballkanit të Hapur, duke thënë se Rama ishte ai i cili foli drejt.

“Besoj se kësaj nisme do t’i bashkohen edhe të tjerë. Kjo na afron më shumë. Në samitin e NATO-s njëri nga njerëzit që foli drejt për neve ishte kryeministri shqiptar Edi Rama, por edhe miku ynë Victor Orban”, deklaroi Vuçiq.

Ballkani i hapur iu përshtatet të gjithëve. Llogaritni dhe do ta shihni se cila iniciativë është më e përshtatshme. Së bashku mund të bëjmë diçka për të ardhmen, por duhet ta ruajmë paqen dhe stabilitetin”, shtoi Vuçiq