Lajme

Vuçiq thërret takim urgjent pas përkeqësimit të situatës në rajon

Një takim dje ishte thirrur me urgjencë nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për shkak të përkeqësimit të situatës në rajon, raporton Ministrialajmeve.com.

Në takim morën pjesë zyrtarët kryesorë të sektorit të sigurisë si: Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, ministri i Brendshëm, Nebojsa Stefanoviq, ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin dhe Drejtori i BIA, Bratislav Gashiq.

Takimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare u mbajt mbrëmë në selinë e BIA, i cili zgjati dy orë. Pas përfundimit të takimit, i pari i Serbisë nuk doli në konferencë për media ashtu siç ishte paralajmëruar dhe nuk pati asnjë njoftim zyrtarë në lidhje me këtë takim, transmeton Ministrialajmeve.com.

Mirëpo sipas burimeve të afërta me udhëheqjen e shtetit serb, takimi dy-orësh ishte i vështirë, dhe u mbajt për shkak të zhvillimeve të fundit në Mal të Zi dhe planeve për rrezikimin e sigurisë së serbëve në këtë shtet.raporton Srbijadanas.

Autoritetet më të larta shtetërore të Malit të Zi, me policinë atje, synojnë të akuzojnë Beogradin zyrtar për përshkallëzimin e fundit të dhunës të shkaktuar nga linçimi i një serbi në Podgoricë. Të fuqishmit lokal kanë ndërmend të krijojnë tensione në të gjithë Malin e Zi, duke krijuar kështu kaos në të gjithë vendin me qëllimin për të fajësuar Beogradin për gjithçka, raporton SrbijaDanas.