Lajme

Vuçiq sot në Medvegjë i përgjigjet Thaçit lidhur me rezolutën për bashkimin e Luginës me Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do ta vizitojë sot Medvegjën.
Vuçiq pritet të bëjë një vizitë në banjën “Sijarinskoj”.

Vizita e Vuçiqit në Luginën e Preshevës, raportohet se vjen si përgjigje ndaj kërkesës së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi që kjo pjesë t’i bashkohet Kosovës.

“Vizita e presidentit Vuçiq në Medvegjë do të jetë një përgjigje lidhur me kërkesat e Thaçit rreth një platforme për dialogun me Beogradin, përfshirë rezolutën për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën”, shkruajnë mediat serbe.

Përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës kanë kërkuar miratimin e një rezolute nga Kuvendi i Kosovës, me anë të së cilës do të miratohej kërkesa e tyre për bashkim me Kosovën.

Një gjë e tillë u bë e ditur gjatë një takimi ku liderët shqiptarë të Luginës paraqitën një kërkesë të tillë gjatë takimit që patën me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin. Ky takim ndodhi më 11 shtator të vitit të kaluar.

“Aktualisht Presheva është një kauzë e përbashkët. Në kuadër të kësaj ne kemi menduar që edhe përfaqësuesit e Luginës të jenë pjesë e participimit jo vetëm përmes institucioneve, por në dialogun me Serbinë. Përfaqësuesit sot kanë propozuar nxjerrjen e një rezolute që e kanë përcjellë sot te presidenti, që pastaj do të kalojë te Kuvendi, që Kuvendi në të ardhmen ta nxjerrë një rezolutë për mbështetje unike për bashkimin me Kosovën”, pati theksuar Thaçi gjatë asaj konference