Lajme

Me pistoletë si i “fortë” dhe “Versace”, kush është polici i krimeve që shpërndante drogë

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar ditën e sotme agjentin e krimeve Ledion Bako.

Ai ndiqej prej disa kohësh nga kolegët e tij pasi dyshohej se bënte pjesë në një grup që shpërndanin lëndë narkotike në Tiranë.

Mësohet se Bako punonte si agjent krimesh në Komisariatin nr.2 në kryeqytet ndërkohë që gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur një sasi kokaine, një armë si dhe akuzohet për shpërdorim detyre.

Arrestimi i tij u bë në flagrancë në zonën e Linzës në Tiranë sipas policisë dhe në momentin e kapjes iu gjetën edhe 30 gramë kokainë. Bashkë me të janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, të cilëve iu gjetën lëndë narkotike e tipit hashash. /shqip/