Lajme

Vuçiq premton se orën e tij personale do t’ia dhurojë fëmijës së parë të lindur në Kosovë në vitin 2024

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë mbrëmë se mban orën që ia ka dhuruar ish-presidenti i Çekisë, Miloš Zeman.

Në emisionin “Hit Tweet” në TV PINK, ai iu përgjigj pyetjes së gazetarit, i cili tha se këto ditë po përflitet se mban një orë 500 mijë euro dhe tha se është një gënjeshtër dhe trillim i thjeshtë.

Presidenti e hoqi orën nga kyçi i dorës dhe ia tregoi kamerës.

Ai tha se orën ia ka dhënë në vitin 2019 ish-presidenti i Republikës Çeke, Miloš Zeman.

Thuhet se bëhet fjalë për një orë “Prima” të prodhuar në Çeki, modelet e së cilës kushtojnë nga 500 deri në 3000 euro.

“Ky model kushton rreth 1000 euro. Unë e di këtë sepse e kam veshur për vlerësim. E dini, është një dhuratë dhe si e tillë duhet t’i mbetet shtetit. Megjithatë, kam të drejtë ta blej përsëri, pasi ka vlerë sentimentale për mua. Prandaj kërkova vlerësim”, ka shpjeguar Vuçiq.

Ai gjithashtu tha se planifikon t’ia dhurojë atë orë fëmijës së parë të lindur në Kosovë në vitin 2024: “Këtë orë do ta marrë ndonjë djalë apo vajzë nga Kosova dhe Metohia”- deklaroi Vuçiq