Lajme

Vuçiq: Pas Vranjës, po e bindim investitorin turk që të hap fabrikë edhe në Bujanoc

Kompania turke “Teklas Automotive” ka hapur fabrikën në Vranjë, e cila fillimisht do të punësojë 320 punëtorë dhe gjithsej 1.500 do të punësohen në vitet e ardhshme, u tha sot në hapjen ku mori pjesë edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Kjo kompani në tre repartet e pjesëve të makinave në Vladicin Han, e cila u hap gjashtë vjet më parë, punëson rreth 1.200 punëtorë, ndërsa në fabrikën në Vranjë ka punësuar ish-punëtorë të “Geox”-it italiane, e cila u largua nga Serbia, u tha gjatë një vizite në fabrikën në Vranjë, shkruan Vranjëneës.

Në ceremoninë me rastin e hapjes së fabrikës në Vranjë, Vuçiq tha se, po e bind investitorin turk që të hapë fabrika në Trgovisht dhe Bujanoc./LajmiAL/