Petkoviq: “Po shqyrtojmë kthimin e 1000 forcave tona të sigurisë në Kosovë”

Drejtori i Zyrës për Kosovë Petar Petkovic, i drejtohet publikut në një konferencë të jashtëzakonshme për media për shkak siç thotë si të rrethimit të veriut të Kosovës nga policia e Kurtit.
Siç e paralajmëruam, Kurti vazhdoi me veprime të paligjshme dhe të dhunshme që kishin për qëllim pushtimin e veriut të Kosovës.
“Pasi kapi verë dhe raki dhe sulmoi familjen Petroviq dhe pasi Kurti keqtrajtoi fëmijët tanë në Leposaviq”, tha ai.
Rreth 300, 350 policë, të veshur antiplumb, anëtarët e ROSU-së me pajisje të plota ushtarake dhe automjete të blinduara pushtuan veriun e Kosovës.. Pastaj u ndanë dhe bllokuan tërë Mitrovicën dhe u vendosën në vendbanimet e përziera të pjesës veriore të Mitrovicës”, tha Petkoviq.
Tani duke pasur parasysh se Kurti dëshiron të provokojë dhunë dhe të dëbojë serbët nga Kosova, Beogradi do të shqyrtojnë kthimin e 1000 forcave tona të sigurisë në Kosovë dhe Metohi sipas rezolutës 1244”, tha Petkoviq në konferencën e jashtëzakonshme.

“Pas këtij veprimi të kundërligjshëm të Kurtit, do të ketë ndryshime për të cilat do të flasë presidenti i Serbisë”, tha ai dhe shtoi se Vuçiq do të ketë takime në ditët në vijim dhe për këtë do ta informojë opinionin.