Vuçiq para takimit me Lajçak: Nuk do të ketë njohje të Kosovës dhe as diskutim për të ardhmen e Serbisë
Është deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para takimit me përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajčák dhe këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne.
Vuçiqi ka thënë se nuk do të ketë diskutim për të ardhmen e Serbisë dhe nuk do të ketë njohje të Kosovës.
“Nuk do tè ketè diskutim pèr tè ardhmen e
Serbisè dhe nuk do te ketè njohje te
Kosovès! Aktualisht po flas me
pèrfaqèsuesin special te Bashkimit Evropian
pèr dialogun ndèrmjet Beogradit dhe
Prishtines dhe cèshtje tè tiera rajonale te
Ballkanit Perèndimor, Miroslav Lajgak dhe
me kèshilltarët pèr politikë tè jashtme dhe
tè sigurisè te Republikès sè Francès dhe
Republikès Federale te Giermanisë,
Emanuel Bonn dhe Jens Pletner, gjithmonë
tè gatshem pèr zgjidhje kompromisi, nè
perputhje me Kushtetutèn e Republikès sè
Serbisè dhe Rezolutèn 1244 tè Kèshillit te
Sigurimit te OKB-sè. “Jo dorèzim! Rroftè
Serbia'”, ka shkruar Vuciqi nè rrjetin social
Instagram.