Vuçiq: “Nëse Trump fiton, do të jetë më e lehtë për Serbinë”
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, deklaroi se beson se, nëse Presidenti aktual i ShBA’ve , Donald Trump, merr një mandat të dytë, pozicioni i Serbisë do të ishte disi më i lehtë.
“Unë nuk besoj në ndryshime të mëdha në politikën amerikane, por besoj në ndryshime të vogla, të cilat do të kishin një rëndësi të madhe për Serbinë,” tha Vuçiq në një intervistë me të përditshmën Kurir, përcjell Ministria e Lajmeve.
Ai shtoi se nuk mund të flasë për detajet sepse kjo do ta përkeqësonte pozicionin e Serbisë dhe sepse unë do t’i vendosja partnerët amerikanë në një pozicion të palakmueshëm.