Vuçiq në takim urgjent me bashkëpunëtorët mbi dorëheqjen e Haradinajt
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar me kryetarin dhe anëtarin serb të Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik dhe bashkëpunëtorët e tij, menjëherë pas lajmit për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kështu raporton Tanjug duke iu referuar burimeve.
Sipas tanjug, në takim kanë marrë pjesë edhe ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, ai i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq, drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq dhe sekretari i Përgjithshëm i presidentit serb, Nikola Selakoviq.
Tanjug poashtu raporton se Vuçiq pritet që nesër të reagojë rreth dorëheqjes së shefit të ekzekutivit serb, Ramush Haradinaj.