LajmeTë fundit

Vuçiq më në fund nxjerrë kokën e fashistit! Kurrë nuk do të njohim Kosovën, kurrë nuk do të pagujmë për dëmet e luftës

Gjatë një fjalimi me retorikë nacionaliste në Mitrovicën e Sremit, Vuçiq më një fjalor të rëndë ka sulmuar platformën e Kuvendit të Kosovës, duke thënë: Përgjigja për ju dhe partnerët tuaj Perëndimorë është jo!

Ai shton se Prishtina ka kërkuar  në platformën e saj që Serbia të njohë  Kosovën e pavarur.

“Ata flasin për njohjen reciproke. Nëse nuk ishte e trishtuar, do të ishte qesharake. Ata thonë se Serbia do të duhet të përgjigjet për krimmet sekeksuale dhe krimmet e tjera të kryera ndaj shqiptarëve. Ne do t’u duhet të paguajmë edhe një kompensim lufte, sepse ata kryen një shkëputje të territorit tonë. Kjo nuk është e mjaftueshme, ne do të plotësojmë pesë kërkesa të tjera. Përgjigja ime për të gjithë ata është deri sa do të jem në pushtet, kurrë nuk do të pajtohem me kushte të tilla! Përgjigjja e Serbisë është: Jo, nuk do ta merrni! Serbia po mbron tokën dhe popullin e saj”, tha Vuçiq.

“Nuk do t’i jap vendit tonë askujt! Tani me këtë platformë, një bandë prej Prishtinës, duhet të kërkoni diku tjetër, për të parë se kush do ta përmbushë atë.Ju nuk do të arrini të shkatërroni Serbinë”, tha i Vuçiq, i cili shihej i nervozuar.