Lajme

Vuçiq liderëve kosovarë: Mos u nisni në SHBA për marrëveshje përfundimtare, më mirë kthehuni mbrapsht

Nëse liderët kosovarë nisen për në Uashington për një marrëveshje përfundimtare, unë menjëherë mund t’u them atyre që të heqin dorë, kështu tha sot Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq reagoi ndaj deklaratave të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, se në Shtetet e Bashkuara duhet të shkohet për marrëveshje ligjërisht detyruese midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Kjo nuk do të ndodhë”, u shpreh Vuçiq për mediat serbe.

Gjatë ditës, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se në takimin e 2 shtatorit në Uashington, Kosova duhet të shkojë për marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Haradinaj, tha se duhet të shfrytëzohet vëmendja që po ia jep SHBA-ja zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë