Vuçiq: Kurti s’deshi ta pranonte marrëveshjen, takimi përfundoi
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se bisedimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përfunduan pa sukses “në kuptimin e gjetjes së një rruge të qartë drejt normalizimit të marrëdhënieve”.
“Ne të gjithë i kemi propozimet tona, shqiptarët i kanë të tyret, ne i kemi tonat. Në fund, ne si Serbi e kemi pranuar propozimin e kompromisit të BE-së. Kurti nuk ka dashur ta pranojë. Takimi ka përfunduar”, u tha Vuçiq gazetarëve. “Është e qartë se Kurti, thjesht, i shmanget formimit të AKS-së. Ky është thelbi i gjithçkaje. Serbia nuk ik nga detyrimet e saj”.