Kryesore

Vuçiq: Kemi dërguar 248 kamionë me ndihma në Kosovë, 8 shqiptarë nga Kosova i kemi marr të shërohen në Serbi

Serbia ka dërguar 248 kamionë me mallra dhe pajisje të nevojshme në Kosovë, raportojn mediat serbe përcjell rtvpresheva.com

Ky informacion u bë i ditur nga Presidenti serb Aleksandar Vuciq gjatë vizitës së tij në Novi Pazar.
Presidenti Vuçiç theksoi se Serbia kujdeset për popullsinë në të gjithë Serbinë, si dhe se mjekët tanë u kujdesën për tetë shqiptarë, megjithëse nuk kishin asnjë dokument.

Ai gjithashtu tha se tetë shqiptarë që ishin të infektuar me koronavirus u transferuan nga Novi Pazar në qendrën mjekësore në Beograd, edhe pse nuk kishin asnjë dokument të Republikës së Serbisë.

Vuçiq gjithashtu tha që pacientët me gjendje të vështirë nga Kosova janë vendosur në Nish, Kragujevc ose Beograd, dhe se sistemi po përpiqej të ndihmonte të gjithë.

Njerëzit janë njerëz, ne nuk i kemi kërkuar dokumentet dhe sistemi shëndetësor serb kujdeset për ata. Ne përpiqemi të ndihmojmë të gjithë. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi, në vetëm disa ditë në Kosovë kemi dërguar 248 kamionë me ndihma dhe do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka tjetër që mundemi. Ne po mundohemi në kushte relativisht të vështira – shtoi presidenti.