Vuçiq injoron NATO’n e BE’në: Krenohet me helikopterët që dërgoi Putin, i prezanton para serbëve
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, mori çka deshi dhe e vjeli mirë skandalin me spiunin rus që po korruptonte spiunët e tij. Aq sa Vladimir Putin i dorëzoi para kohe 4 helikopterët luftarak Mi-35 të blerë nga prodhuesi rus ‘Rostvertol’. Ai sot me gjithë mediat serbe e vizitoi bazën ushtarake në Batajnica ku u prezantuan e gjithë skuadronet e helikopterëve të rinj të Serbisë, transmeton Ministria Lajmeve.
Prezantimi i helikopterëve Mi-35, H-145M dhe Mi-17 filloi në orën 10 në aeroportin “Kolonel Milenko Pavlovic” në Batajnica.
Rusia i kishte dorëzuar helikopterët e rinj Mi-35 dy ditë para takimit Putin e Vucic në Sochi, takim ku iu konfirmua ‘miqësia e vjetër’ që s’mund ta ‘prishë askush’, siç kanë qejf të e paraqesin para publikut. Këta helikopterë do të duhej të dorëzoheshin në tremujorin e parë të 2020’s sipas marrëveshjes. Përveç helikopterëve marrëveshja parashihte edhe trajnimin e pilotëve dhe personelit mirëmbajtës të logjistikës trasnmeton Gazeta Metro.
Kompania ruse e prodhimit të armatimit “Rostvertol” nga qyteti Rostov në Don është prodhuesi i helikopterëve. Ky model është vazhdimësi e modelit sovjetik të helikopterit sulmues Mi-24VM (Krokodili) dhe është konceptuar si helikopter sulmues luftarak kundër-tankesh.
Kapacitetet e tij luftarake bazohen më shumë armatimin e shumtë dhe shpejtësinë më shumë se në aftësinë manovruese. Mi-35 arrin shpejtësinë maksimale prej 310km/orë dhe lartësinë maksimale operuese prej 5400 metrash, si dhe gjatësinë e fluturimit prej 460 km, me rezervuar shtesë të derivateve kjo largësi shtohet deri në 1085 km trasnmeton Gazeta Metro.
Mi-35M ka teknologjinë më të fundit të aeronautikës dhe sistemit të drejtimit të zjarrit, si dhe sisteme mbrojtje që sigurojnë përdorimin luftarak të helikopterit në kushte të mesme e të komplikuara meteorologjike, ditën dhe natën.
James Appathurai, ndihmësi i zëvendësit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO’s kishte bërë me dije se këmbëngulja e Serbisë të paraqesë Rusinë si partnerin më të madh ushtarak nuk është e saktë, është pikërisht NATO. Ai kishte shtuar do të ishte korrekte sikur pushteti dhe mediat serbe të njoftojnë opinionin publik serb për këtë.