Vuçiq i përkulet amerikanëve, lutet të hiqet taksa nga Kosova!
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka zhvilluar disa takime të nivelit të lartë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Padyshim se temë kryesore e numrit një të Serbisë ishte taksa e vendosur nga Kosova, për mallrat e tyre.
Kjo brengë e Vuçiqit u shpreh edhe në takimin me ish-Sekretarin amerikan, John Kerryn.
Përpos Kerryn, ai zhvilloi takim edhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel, kancelarin austriak Sebastian Kurç si dhe Komisionerin e BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn.
Me këtë të fundit foli edhe rreth importit të BE-së për çelikun.