Lajme

Vuçiq i bën thirrje thirrje opozitës në Serbi që të dorëzojë nënshkrimet për referendum për largimin e tij!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmes një videomesazhi i ka bërë thirrje opozitës në Kuvendin e Serbisë që të dorëzojë nënshkrime për referendumin këshillimor për largimin e tij.

“CRTA-ja është objektive dhe e paanshme njoftoi publikun se shumica dërrmuese e qytetarëve janë pro largimit tim. Nuk ka burim më të besueshëm, as për bashkësinë ndërkombëtare dhe as për partitë politike në Serbi, sesa kjo organizatë joqeveritare. Kam luftuar për popullin dhe populli është forca ime. Nëse këto pretendime të CRTA-së janë të vërteta, është e pamundur që unë të mbetem si President i Serbisë, dhe për këtë arsye partitë opozitare duhet të dorëzojnë vetëm 67 nënshkrime, dhe kanë mbi 80, për të mbajtur referendum këshillues për Presidentin e Serbisë. Legjitimiteti është gjëja më e rëndësishme në politikë dhe sovraniteti gjithmonë buron nga vullneti i popullit. Mendoj se oferta është më se e drejtë dhe është mirë që të gjithë në këtë vend të mos pretendojnë se u interesojnë disa manuale ndërtimi dhe të vendosin më në fund gjërat në vendin e tyre. Ndryshe nga sa mendohet, unë kurrë nuk kam qenë i interesuar për qeverisjen si të tillë, kam qenë dhe jam i interesuar vetëm për përparimin e Serbisë. Serbia nuk duhet të ndalet! Rroftë Serbia!”, ka shkruar Vuçiq në një postim në Instagram.