Lajme

Vuçiq, Erdoganit: Ne jemi të lumtur që keni ardhur në Serbi

Presidenti Vuçiç dhe homologu i tij turk Erdogan shprehen besimin se marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve do të jenë edhe më të mira në të ardhmen.

Në fillim të takimit kokë me kokë, Vuçiç shprehu shpresën se vizita e dytë e Erdoganit në Serbi do të ishte edhe më e frytshme.

Presidenti serb falënderoi kreun turk të shtetit për marrëdhëniet shumë të mira bilaterale, të cilave iu referua edhe Erdogan në një intervistë për mediat serbe, duke i cilësuar ata më të mirët në historinë moderne.