Vuçiq e ashpërson gjuhën: Sa të jem unë president, Serbia nuk do e njohë Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të ndodhë derisa ai të jetë President. Mandati i tij është deri më 22 prill të 2022’ës.
Vuçiq i bëri këto deklarime në televizionin serb ‘Prva’, i cili e la mundësinë e hapur të ndodh një gjë e tillë tek pasuesit e tij në postin e presidentit, përcjell Gazeta Express.
“Dhe pas kësaj … Njerëzit vendosin”, tha ai.
Krahas kësaj, ai paralajmëroi edhe për mbajtje të zgjedhjeve.
Megjithatë, i njëjti kishte thënë se po ta nënshkruante njohjen diplomatike të Kosovës, do të merrte çmim Nobel për Paqe.