Lajme

Vuçiq: Drejtuesit e Kosovës më të fortë, SHBA-ja i mbështet që ne të njohim shtetësinë e tyre

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka reaguar përsëri në lidhje me aplikimin e Kosovës në Këshillin Evropian.Ai tha se tashmë është konfirmuar se Kosova ka miratuar nismën për aplikim në Këshill të Evropës.

Vuçiq shkoi edhe më tutje duke thënë se Kosova ka shkelur brutalisht marrëveshjen e Washingtonit.

“Prishtina tregoi se ka shkelur brutalisht marrëveshjen e Washingtonit, ndërsa pas dhjetë vjetësh shkeli marrëveshjen e Brukselit, si dhe rezolutën 1244”, shtoi ai, transmeton lajmi.net.