Lajme

Ambasadori Amerikan, Kosnett ka një porosi për Qeverinë e re

Ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka kërkuar nga Qeveria e re që të trajtojë mirë dhe dinjitetshëm të gjitha viktimat që i kanë mbijetuar dhunimit gjatë luftës së fundit.


Me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), sonte u organizua një pritje solemne me të ftuar aktivist dhe përfaqësues të institucioneve si dhe ambasadorë të akredituar në Prishtinë.

Ambasadori i SHBA, Philip Kosnett i cili fillimisht shprehu respektin për të gjithë të mbijetuarit, tha se jo kategori duhet të jetë në vëmendje të vazhdueshme.

“Gratë dhe burrat që kanë mbijetuar dhunimit gjatë luftës nga forcat e armikut, përballen me dhembje të mëtejme nga fqinjët, miqtë dhe familjarët. Të gjithë i kemi dëgjuar ato rrëfime nga të mbijetuarit që fizikisht janë dëshpëruar”, tha Kosnett.

Ai ka kërkuar nga qeveria e ardhshme që kjo kategori e të mbijetuarve të trajtohet mirë dhe dinjitetshëm.