Lajme

Vuçiq: Deri në mes të shkurtit do ti ndihmojmë me pako të re bizneset, puntorët dhe penzionerët

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se një pako shtesë me ndihmë për ekonominë do të sillet në mes te shkurtit.

“Sot, kam pasur bisedime të gjata me Kryeministren Ana Brnabiq dhe Ministrin Sinisha Mali, dhe kemi biseduar për masat që duhet të merren për ekonominë,” tha Vuçiq.

Siç tha ai, nuk do të jetë nje ndihme sikur ndihma e parë, por do të jetë një injeksion i ri për kompanitë, ekonominë, sipërmarrësit, ndërmarrjet e vogla, presheva.AL të mesme dhe madje edhe të mëdha, siç thotë ai janë 1,052,000 njerëz që përfshihen në këtë sistem.

Vuçiq gjithashtu tha se ka gjasa që do të paguhet gjysma e pagës minimale për dy ose tre herë, dhe thotë se kjo është një mbështetje e madhe.

Do të ketë gjithashtu ndihmë për sektorin e turizmit, për hotelierët, agjencitë e udhëtimit, udhëzuesit, për transportuesit e autobusëve, me gjysmë shume të pagës minimale.

Ai deklaroi se shteti do ti ndihmojë edhe pensionistët, përveç rritjes së pensionit prej 5.9 përqind, të cilën ata do ta marrin në shkurt, kur ata ta marrin pensionin e tyre të janarit.

Simbolikisht, pensionistët duhet të marrin pako me vitamina C, D dhe zink deri në Mars, të cilat, thotë Vuçiq, janë gjëra të vogla, por ato tregojnë një pjesë të shqetësimit për të luftuar për shëndetin.

Presidenti shtoi se ai do të përpiqej të zgjaste skemat e garancisë, të cilat rezultuan të suksesshme, me 1.5 miliardë edhe këtë herë, përmes këtij sistemi do të mund të sigurohen dy herë nga 500 milion.

Vuçiç deklaroi se marrëveshjet e para me DFC me vlerë prej 300 deri 400 milion dollarë priten brenda shtatë ditësh.

“Nëse do të mund të siguronim një miliard për kompanitë përmes skemave të garancisë, këtë ndihmë mund të ua premtoj, ndërsa po mendojmë se në çfarë mënyre të i ndihmojmë edhe qytetarëve gjatë këtij viti në mënyrë që të inkurajojmë konsumin e përgjithshëm,” tha Vuçiq/presheva.al