Vuçiq bën marrëveshje ushtarake me Hungarinë
Serbia ka nënshkruar një marrëveshje me Hungarinë në fushën e mbrojtjes.
Kjo marrëveshja për bashkëpunim strategjik në fushën e mbrojtjes është nënshkruar nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Bratislav Gashiq dhe ai i Mbrojtjes së Hungarisë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se nga të gjitha vendet e rajonit, Serbia ka bashkëpunimin më të zhvilluar në mbrojtje me Hungarinë derisa tha se po shkojnë drejt në aleance ushtarake midis këtyre dy vendeve.
“Elementet kyç të këtyre marrëdhënieve janë bashkëpunimi ushtarako-ushtarak, i cili reflektohet nëpërmjet zbatimit të stërvitjeve shumëkombëshe, bashkëpunimit ushtarak-teknik, në fushën e prokurimit të sistemeve të armatimit. Dokumenti i nënshkruar nga të dy ministrat sot operacionalizon dhe konkretizon marrëveshjen për bashkëpunimin strategjik në fushën e mbrojtjes, të arritur në vitin 2023 dhe për ne është me rëndësi të madhe që jemi pajtuar me miqtë tanë hungarezë”, u shpreh ai.
Sot, 26 vjet më vonë, ne jemi në gjendje të ndërtojmë marrëdhëniet më të ngushta strategjike në fushën e mbrojtjes, dhe të përmirësojmë dhe besojmë se kjo marrëveshje do të ketë vazhdimësinë e saj në afrimin e mëtejshëm drejt krijimit të një aleance ushtarake midis Serbisë dhe Hungarisë. Kjo është ajo që kërkon pala hungareze, të dy parlamentet, por marrëdhëniet tona janë kaq të mira, duke pasur parasysh se çfarë po ndodh në botë”, u shpreh presidenti serb.