Vuçiq : Amerika, Gjermania dhe e gjithë bashkësia ndërkombëtare, me presion s’ka kompromis me Kosovën
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic, tha sot se shqiptarët e Kosovës pa kompromis me Serbinë nuk do fitojnë asgjë, pasi siç shprehet ai presionet ‘nuk ndihmojnë’, raportojnë mediat serbe.
“Si bashkësia ndërkombëtare ashtu edhe Gjermania, Shtetet e Bashkuara, Franca duhet ta dinë se pa kompromis, presionet nuk ndihmojnë,” tha Vucic në një konferencë shtypi .
Ai mes tjerash tha se Serbisë nuk i është ofruar asgjë e ngjashme me idenë e sovranitetit të dyfishtë në veri të Kosovës, kështu që diçka e tillë nuk të ndodhë as në Berlin.
“Sovraniteti i përbashkët është gjithmonë diçka që është një kategori ligjore problematike dhe i ashtuquajturi sovranitet i dyfishtë – nuk e di se çka do të thotë. Por askush nuk më tha se, askush nuk na ofroi këtë dhe diçka e tillë nuk do të ndodhë në Berlin”, tha ai.FacebookTwittergoogle_plusWhatsAppViber