Lajme

Vuçiq alarmon situatën: Albin Kurti ka vendosur ta sulmojë Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, ka dal me një video, siç e ka konsideruar ai si urgjente.

Dhe sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “ka vendosur ta sulmojë Serbinë”.

“Me urdhër të Albin Kurtit, sot është shkarkuar nga institucionet kosovare, gjykatësja Liljana Stevanoviq. Për mëngjes (e premte) është përgatitur shkarkimi i të gjithë komandantëve të policisë, të cilët ishin në takimin e Këshillit të Sigurisë Nacionale në Beograd”, ka thënë Vuçiqi, në një adresim përmes një video të postuar në llogarinë e tij në Instagram, të enjten.

Me vendim të tij, ai synon të sulmojë serbët kudo janë. Pro çka do që të bëni, Serbia është me popullin e saj”.

Vuçiqi thirri mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Nacionale të Serbisë, të martën, pasi u bë e ditur se Prishtina zyrtare nuk do të lejojë zgjedhje të Serbisë në territorin e Kosovës.

Në këtë mbledhje, morën pjesë një ministër i Qeverisë Kurti, disa deputetë serbë të Kuvendit të Kosovës dhe zyrtarë të tjerë serbë të institucioneve të Kosovës.

Për këtë, sot është suspenduar një gjyqtare serbe nga Mitrovica.