Vucic viziton ‘Volkswagen’ rreth investimit 1.4 miliardë eurosh në Serbi?
Vizita e sotme e presidentit serb Aleksandar Vucic në selinë e markës gjermane të veturave ‘Volkswagen’, ka forcuar pritjet që kompania mund të investojë në Serbi, transmeton Ministria Lajmeve
Disa gazeta të Beogradit kanë raportuar se Vucic po flet vetëm me drejtimin e kompanisë, por nuk ka konfirmime zyrtare të këtij informacioni.
Bullgaria po konsiderohet si rival kryesor i Serbisë në këtë ‘luftë’, por sipas tabloidëve lokal thuhet se Volksëagen ka vendosur që të investojë në Serbi.
Kujtojmë se fjala është, për një investim prej 1.4 miliardë euro, që do të punësojë rreth 5,000 persona plus 650 inxhinierë, të gjitha në një sipërfaqe prej 400.000 metra katrorë
Tutje, siç raportohet, Bullgaria ka ofruar dy vende për ndërtimin e fabrikës- afër zonës industriale Sofjes dhe Rakovski pranë Plovdivit.