Lajme

Vucic qahet se nuk i shkoi fjala në New York

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic theksoi se pas qëndrimit në New York, se gjendja e serbëve rreth çështjes së Kosovës është e rëndë, shumë e komplikuar. Por siç shtoi, në kuptimin taktik duhet të punojmë që të lëvizim gjithçka mundemi që të arrijmë një pozitë më të volitshme për popullin e shtetin serb. Ai shtoi se nuk e di se kur do të ketë marrëveshje për Kosovën, mund të jetë çëshjte vitesh apo muajsh, ndoshat kurrë, transmeton Gazeta Metro.


Vucic në deklaratën për televizionin serb TV Prva, përmblodhi bisedimet në New York me përfaqësues të fuqive të mëdha tha se vetëm Sergey Lavrov flet për integritetin territorial të Serbisë, deri sa të tjerët thonë se jemi ne që shkelim të tjerëve integritetin territorial.

“Përballja taktike do të vazhdoj, e strategjinë mund ta them tek atëherë kur do mundemi të kemi një kornize marrëveshje gati e kjo do të ishte një vendim strategjik. Të gjitha të tjerat janë lëvizje taktike” shpjegoi Vucic.

“Mund të ndodh brenda pesë muajsh, e mundet edhe pas pesëdhjetë vitesh, e ndoshta nuk do të ndodhë kurrë” u përgjigj Vucic në pyetjen se sa larg është marrëveshja me muaj apo vite.

Vucic tregoi, se sipas tij, jemi ende larg marrëveshjes, e kemi të bëjmë me mendësinë e njerëzve – cilat janë dëshirat e serbëve e shqiptarëve, a do të mund të kuptojmë se çka na pret në të ardhmen apo nuk do ta kuptojmë njëri tjetrin, e kjo nuk është punë muajsh apo vitesh.

Vucic ju kthye fjalimit të tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së e tha se është mirë për Serbinë që nuk u përmend në OKB dhe ankua për hapësirën e ngushtë që e kanë në vendimmarrje sipas tij.

“Ne na mbledhin këtu si fëmijët të vijmë e të shohim se çka bëjnë të mëdhenjtë. Na mbledhin ca 2000, dëgjojmë, i lutemi zotit të mos na përmendin, e pastaj jemi të lumtur. E kam thënë, ata janë të mëdhenjtë, ata do të vendosin gjithmonë për shumëçka, por ejani të shohim se për çka tjetër mundemi ne të vendosim. Ne të bashkëpunojmë më shumë, ta ruajmë shpirtin tonë liridashës, pavarësinë e vendosjes dhe sovranitetin e integritetin territorial e të shohim se si vende të vogla të luftojmë për të drejtat tona” u ankua Vucic.

I pyetur për nismën e bashkëpunimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor duke hequr pengesat, tha se nuk ka të bëjë me bashkim, pasi sa here përmendet bashkimi dikush do të nisë të flasë për hegjemoni serbe. Vucic vazhdoi duke u mburrur se pasi shpejt Serbia do të jetë makina ekonomike e rajonit së shpejti, ashtu edhe priten reagime