Lajme

Vuçiç për ‘Le Figaro”: Shqiptarët duan të dominojnë Ballkanin

I pyetur për një takim të fundit me Hashim Thaçin, të organizuar nga Presidenti Francez Emanuel Macron, në margjinat e Konferencës së Paqes në Paris dhe mundësinë e arritjes së një zgjidhje, Alexander Vucic tha se ai nuk shquhej për optimizëm.

“Ne vazhdimisht po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje kompromisi, por Prishtina do vetëm që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, dhe si kompensim Serbia nuk do të merrte asgjë,” tha Vuçiç.

I pyetur nëse qëndron akoma ideja e demarkacionit, d.m.th., shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, Vuçiç tha “jo”, por dhe kur u pyet se çfarë do të dëshironte të fitonte nëse njihte Pavarësinë e Kosovë, ai tha se nuk është ngritur asnjë pyetje e tillë për momentin.

“Prishtina ka vendosur tarifa prej 100 përqind për produktet nga Serbia për të na detyruar të njohim pavarësinë e pakushtëzuar të Kosovës. Kjo nuk është sjellje e civilizuar. Nëse ata mendojnë se shantazhet e tyre mund të japin rezultate, gabohen”.

Vuçiç tha gjithashtu se kanë akoma aspiratën e Shqipërisë së Madhe.

“Ata e dëshirojnë kurse budallenjtë nuk duan ta shohin. Shpesh shqiptarët hone se me Kosovën do t’i bashkojë çatia e BE-së, dhe nganjëherë ndryshe, por ata kurrë nuk hoqën dorë nga ideja e Shqipërisë së Madhe. Albin Kurti i cili fitoi zgjedhjet, në biseda me diplomatë të huaj, mban pranë vetes flamurin e Shqipërisë dhe jo atë të Kosovës, dhe kjo nuk shqetëson as ambasadorin Britanik dhe as atë amerikan”, – tha Vuçiç

“Ata kanë krijuar interesa të reja kombëtare që synojnë mbizotërimin në Ballkan. Kështu, 28 Nëntori është festa kombëtare e Shqipërisë, dhe Kurti ka paralajmëruar tashmë një marshim të madh drejt Tiranës dhe sulmuar Edi Ramën pasi Kurti kundërshton politikën e bashkëpunimit në Ballkan, politikë e mbështetur nga Kryeministri shqiptar ” tha presidenti serb.