Lajme

Vuçiç njofton: Sallonet e parukerisë, palestrat do hapen me 27 prill, kurse kafiteritë, restorantet nga 3 deri 10 maj

Nëse gjithçka shkon siç ka shkuar deri sot, hapja e dyqaneve dhe lehtësirave të tjera do të fillojë së shpejti, njoftoi sonte Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Siç shpjegoi ai, nga e marta do të jenë të hapura dyqanet artizanale, këpucarët, rrobaqepësit, mekanikët, dyqane e mallrave teknike, materialet ndërtimore.

Dyqanet e tjera do të jenë të hapura nga 27 Prill nëse ato kanë më pak se 300 metra katrorë. Siç janë sallonet e frizerisë, palestrat, por kërkohet një mbrojtje e veçantë.

Ndërsa hotelet, banjat, qendrat tregtare, trafiku urban, restorantet dhe kafiterit planifikohet të fillojnë punën në mes datës 3 dhe 10 maj.

Sigurisht, kushti për të gjithë këtë është që situata me koronavirusin të stabilizohet dhe që qytetarët të respektojnë masat e përcaktuara, të cilat së shpejti do të lehtësohen.