LajmeTë fundit

Gold Ag reagon ashpër pas takimit Rama – Vuçiq

Ditën e djeshme kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama priti në takim atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Zoran Zaev, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut.

Kjo si duket ka irrituar reperin Gold Ag i cili dhe ka bërë një shkrim drejtuar Ramës, ndërsa shprehet se i vuri pikën duke e pritur me muzikë.

Tutje Gold Ag i thotë Edi Ramës të mos mendojë se Vuçiq e do më shumë se Ramushi.

Shkrimi i plotë i tij:

“Edi Ramë o Edi Ramë e prite shkaun në Tiranë,
A harrove që Kosova atë Shqipni e thërret nanë.

Edi Ramë i vure pikë e prite shkaun me muzikë,
Në këtë natë krejt Kosovës mbrapa shpinës i vure thikë.

Edi Ramë o Edi Ramë athu kush xhepat ti mbushi,
Mos mendo se biri shkinës t’do më shumë sesa Ramushi.

Edi Ramë o Edi Ramë mjer Shqipnia e mjerë shteti,
Je bo si ai personazhi “Me vlla n’gjyq me baxhanak n’deti”