Vucic: Me 99 për qind siguri mund të them se takim në Paris s’do të ketë
Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka thënë sot se “99 për qind është i sigurt” se takim në Paris nuk do të ketë sepse, sipas tij, shqiptarët nuk janë të gatshëm të bisedojmë “për agjë të rëndësishme”.
Vucic në televizionin serb “Pink” ka thënë se i duket sikur shqiptarët e Kosovës kanë dashur që në mënyrë të tërthortë t’u dërgojnë porosi gjermanëve e francezëve se evropianët nuk duhët ta zgjidhin problemin e Kosovës.
“Me 99 për qind siguri mund të them se takim në Paris nuk do të ketë”, ka thënë Vucic dhe ka vlerësuar se gjermanët e frabcezët “e kanë kuptuar mirë porosinë”, të cilën sipas tij ua ka dërguar porosinë, transmeton “Danas”.
“Kjo nuk është diçka që e thotë vetëm Beogradi, por këtë e thonë të gjithë partnerët ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuara, shtetet anëtare të BE’së “, tha për gazetarët Brnabić në Paris, pas takimit me homologun e tij francez Edouard Filipit.
Siç tha ajo, të gjithë në mënyrë të njëtrajtshme i bëjnë thirrje Prishtinës për të hequr taksat në mënyrë që të vazhdojë dialogu.
“Nëse Prishtina absolutisht nuk dëshiron të shfuqizojë taksën, atëherë unë nuk e shoh arsyen për mbajtjen e takimit”, tha kryeministri.