“Vuçiç ishte në rrezik për jetën”: Ministri serb zbulon se çfarë kishte ndodhur në Spitalin Ushtarak
Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Loncar tha sot në një prononcim për Tanjug se Presidenti Aleksandar Vucic kishte probleme kronike, të vogla të zemrës, por që gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua të premten, kur ai vendosi të konsultohej me mjekët e Spitalit Ushtarak.
“Menjëherë pas kontrullimit nga mjekët, ishte konstatuar se jeta e Vuçiqit ishte në rrezik”, tha Ministri Loncar.
Ekipet mjekësore menjëherë zbatuan të gjitha masat e nevojshme për të trajtuar gjendjen serioze të presidentit serb, dhe, sipas Ministrit Loncar, Presidenti Vucic iu përgjigj mirë trajtimit.
Sidoqoftë, ekipi i mjekëve të VMA rekomanduan që Presidenti i Serbisë të zvogëlojë aktivitetin e tij të rregullta në periudhën e ardhshme në mënyrë që të shërohet plotësisht nga gjendja shëndetësore e përkeqësuar që ndodhi të premten.