LajmeTë fundit

Vucic e pranon: Nuk mund të hyjmë në BE pa marrëveshje me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, e ka pranuar se vendi i tij nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian (BE), nëse nuk arrihet një marrëveshje me Kosovën, transmeton Ministria Lajmeve.


Njëzet vite pas bombardimit të Serbisë nga NATO në mënyrë që të përfundonte vrasja brutale e shqiptarëve në Kosovë, bisedimet mes dy vendeve janë ndalur përkohësisht.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe e ka fituar njohjen e vendeve mtë mëdha në botë, por jo edhe nga Rusia, derisa rreth 4000 trupa të NATO-s vazhdojnë të qëndrojnë në territor, që ta ruajnë paqen në vend.

Të dy vendet duhet t’i normalizojnë mardhëniet, në mënyrë që edhe njëra edhe tjetra të vazhdojnë rrugën drejt Bashkimit Evropian (BE).

E për bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit ka folur edhe presidenti serb, Aleksandar Vucic, në një intervistë për Reuters, përcjell Gazeta Metro.

“Çdo vonesë në dialog mund të krijojë kushte të cilat mund ta vendosin rajonin në zjarr. Ballkani Perëndimor duhet ta dijë këtë”, ka thënë Vucic.

Presidenti serb ka folur edhe rreth integrimit në Bashkim Evropian, duke e ditur se një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm nëse arrihet marrëveshje me Kosovën.

“Aderimi ynë në Bashkimin Evropian varet nga dialogu me Prishtinën dhe nëse arrijmë një marrëveshje”, ka theksuar ai.

Kujtojmë se taksa 100 përqind e vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve të Serbisë, ka ndalur përkohësisht bisedimet mes dy vendeve.