Showbiz

Vritet reperi i ri amerikan, Nick Blixky

Reperi amerikan Nick Blixky, 21 vjeç, u vra sot në Brooklyn, ka njoftuar policia lokale, përcjell CNN.

21-vjeçari u gjet pa vetëdije dhe me plagë nga armët e zjarrit në kraharor dhe mollëza, u tha në një komunikatë të Departamentit të Policisë në New York.

Policia njoftoi se nuk ka arrestuar asnjë person për rastin dhe se po vazhdojnë hetimet.

Reperi me qendër në Brooklyn, kishte një këngë, “Drive the Boat” (me më shumë se 2 milionë shikime në YouTube) dhe po planifikonte që muajin e ardhshëm të nxirrte në treg albumin e parë: “Different Timin”.