Lajme

Votuesit nga Gjermania dhe Zvicra, me numrin më të madh në këto zgjedhje

Votuesit nga diaspora kanë shënuar rritje përgjatë viteve, me theks të veçantë nga viti 2010, kur edhe janë mbajtur zgjedhjet e para të Kosovës si shtet.

Në këto zgjedhje 102,100 qytetarë që janë regjistruar dhe verifikuar në KQZ për të votuar nga diaspora, për dallim nga zgjedhjet e vitit 2019, kur ishin 35,087 të regjistruar, transmeton albinfo.ch.

Pesë vendet e para, prej nga kanë arritur më shumë aplikime janë: Gjermania, Zvicra, Austria, Franca e Suedia.

Referuar të dhënave nga KQZ-ja, në listën e aplikacioneve të aprovuara, prin Gjermania me 43 mijë e 49 aplikacione, pastaj diaspora nga Zvicra, me 26 mijë e 686, Austria me 4 mijë e 758, Franca me 4 mijë e 164 dhe Suedia 4 mijë e 69, transmeton tutje albinfo.ch.