Votimet e 30 qershorit/ Forcat speciale blindojnë ambasadat
Me dhjetra forcat speciale të armatosura janë parë këtë të shtunë në hyrje të bllokut të ambasadave në Tiranë, si një masë përforcuese për ruajtjen e sigurisë. Këto masa shtesë ndodhin vetëm një ditë votimee lokale njëpartiake, të cilat për herë të parë në 30 vite demokraci do të mbahen pa opozitën.
Në fotot e siguruara nga LSA, vihen re forca ushtarake të armatosura rëndë që bëjnë roje në pika të ndryshme të zonës, me qëllim për të garantuar sigurinë, dhe për të shmangur çdo incident të mundshëm.