Lajme

Vota e deputetit Haxhi Shala mund të përfundojë në Kushtetuese nga VV’ja, ai zgjedh heshtjen

Grupi parlamentar i Vetëvendosjes po shqyrton që në gjykatën Kushtetuese të dërgoj edhe Haxhi Shalën. Sipas tyre, vota e Shalës është jo legjitime. Mirëpo njohës të çështjeve juridike po thonë se për votën e Shalës mund të mos ketë shumë fakte, pasi që i njëjti në Kuvend kishte thënë se deklaratën e Thaçit dhe të Haradinajt e kishte marr vetëm si këshillë.

Haxhi Shala po vazhdon të jetë nën llupën e vëmendjes. Deputeti i Nismës Socialdemokrate, mund të jetë mollë sherri në prishjen e qeverisë së Avdullah Hotit.

Vota e 61 e ekzekutivit të drejtuar nga LDK mund të përfundojë në Gjykatë Kushtetuese.

Krejt kjo për shkak të një vizite që kanë pasur presidenti, Hashim Thaçi e kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj tek Shala një ditë para votimit të qeverisë.

Vetëvendosje, qeveria e së cilës u rrëzua nga LDK po pretendon që vota e tij nuk është legjitime.

Por nuk ka shumë gjasa që ky akt mund ta rrëzojë qeverinë Hoti.

Megjithatë Beqiri përmend disa fakte që nuk janë parë si të duhura e të udhës deri te votimi i Haxhi Shalës.

E karshi kësaj çështje protagonist kryesor, Haxhi Shala ka vendosur të heshtë. Pavarësisht insistimit të Televizionit, që të marrë një qëndrim, Shala ka qenë i paqasshëm.