Lajme

Vlora Çitaku takon njeriun me të pasur në botë, Jeff Bezos

Ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku ka takuar përsëri  themeluesin e Amazonit.


Çitaku ka shpërdarë në faqen e saj në facebook një foto me themeluesin e Amazonit, Jeff Bezos.

Amabsadrorja ndër tjera mbi foto ka shkruar se është e lumtur se Bezos  e mbante mend Kosovën dhe dollinë që kishin ngre të dy për popullin e Kosovës para tri viteve.

“U ndjeva mirë që Bezos e mbante mend Kosovën dhe dollinë time për vendin tim, të bërë para 3 vitesh kur rastisëm të ishim në të njejtën darkë”, ka shkruar Çitaku

Postimi i saj i plotë:

Së fundi, ka publikuar një imazh bashkë me Jeff Bezos-in.

‘Kënaqësi e veçantë ta takoj sërish Jeff Bezos. Amerika është e veçantë, jo vetëm pse është fuqia më e madhe ushtarake në botë, por edhe sepse në të, njerëz me potencial inovativ si Bezos mund të fillojnë nga zero, pa asgjë. Pa hile. Dhe të ndërtojnë të ardhmen. Amazonin e dua, sepse librat i ka bërë cool sërish.
U ndjeva mirë që Bezos e mbante mend Kosovën dhe dollinë time për vendin tim, të bërë para 3 vitesh kur rastisëm të ishim në të njejtën darkë. Do të angazhohem që zotin Bezos dhe fondacionin e tij ta sjellë në Kosovë.
Mbi të gjitha, pak ditë më parë, Bezos dha një shembull fantastik, duke denoncuar publikisht shantazhuesit e tij. Shembull që duhet ndjekur.
Amerika është e madhe!’