Opinione

Vlerësohen të rrezikshme përpjekjet e Thaçit për ta diktuar përbërjen e qeverisë së re

“Tek çështja e integritetit, dua të jem edhe më i drejtpërdrejtë. Mendoj dhe nuk do të tolerojmë që të ketë anëtarë të qeverisë me njerëz me aktakuza të ngritura e as në dikasteret e tjera ekzekutive”, kishte deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kjo deklaratë e tij, një ditë para se ta kërkojë emrin e kandidatit të LDK-së për kryeministër, po cilësohet tentim për të kontrolluar ekzekutivin.

Juristi Ehat Miftaraj thotë se presidenti nuk ka kompetenca e as mandat që të japë urdhra se si do të duket qeveria e re, raporton koha.

Miftaraj konsideron se presidenti Thaçi me këtë dëshiron autoritet e kontroll mbi qeverinë.

Analisti Arton Demhasaj thotë se presidenti Thaçi po kërkon vëmendje publike, duke tentuar që të ketë ndikim edhe në institucionet e tjera.

Demhasaj nuk e përjashton mundësinë e bashkëpunimit Thaçi-LDK për të rrëzuar Qeverinë Kurti.