Lajme

Vjosa Osmani rezulton pozitive me Covid -19

Kryetarja e Kuvendit, njëherësh UD. detyre e Presidentit, Vjosa Osmani ka rezultuar pozitv në testin për koronavirus.

Osmani ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe do të punojë nga shtëpia dhe takimet do ti zhvillojë përmes pklatformave elektronike.

“Përkundër kujdesit maksimal, po shihet që këto ditë virusi është kudo, më i përhapur se kurrë më parë, njëjtë i rrezikshëm si çdoherë. Prandaj, uroj që ta tejkalojmë këtë sfidë bashkërisht, duke mos e injoruar rrezikun nga virusi dhe kujdesin që duhet treguar” shkruan Osmani në Facebook.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Pasi disa të afërm me të cilët kisha kontakt rezultuan pozitivë në testin për Covid-19, u testova në IKSHKP dhe pak më parë u njoftova se edhe unë kam rezultuar pozitiv.